ITSHKSH ngushëllon për poetin e madh Ali Podrimja

Në një letër ngushëlluese të drejtorit të ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, vlerësohet figura e poetit dhe i shprehet keqardhje e dhembje familjes së të ndjerit


ali1Shkup, 22 korrik 2012 –
  Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Maqedoni e ka pranuar me dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta e poetit të madh Ali Podrimja.

Në një letër ngushëlluese të drejtorit të ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, vlerësohet figura e poetit dhe i shprehet keqardhje e dhembje familjes së të ndjerit.

“Duke konsideruar se poeti është një profet i kombit, ashtu siç synonte të jetë gjithë jetën i madhi Podrimja, në këto çaste të dhimbjes, përmes kësaj letre i shprehim ngushëllime para së gjithash familjes së tij, por edhe të gjithë dashamirëve të vargut të tij, lexuesve, studiuesve dhe kolegëve të tij. Duke qenë të lidhur me fjalën e shkruar dhe artin letrar, punonjësit e ITSHKSH-së janë thellë të bindur se me këtë ndarje nga jeta të poetit Podrimja letërsia shqipe ka humbur një emër të madh të saj, një vizionar, një mjeshtër të fjalës së bukur shqipe dhe një frymëzues të papërsëritshëm të mbarë kulturës shqiptare”, shkruan Zekolli.

“Me këtë rast veçmas e ngushëllojmë stafin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që ka humbur jo vetëm një anëtar të saj të vyeshëm, por edhe një kolos të letrave, që për kaq vite i ka shërbyer asaj dhe mbarë kombit shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprën e tij”, thotë Zekolli në letrën ngushëlluese.

……………………………………………………………………………………………………………………………….

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Gjuha shqipe e Gonxhe Bojaxhiut, në sheshin e Shkupit

Shkup, 27.6.2020 – Dyzet vjet më parë nobelistja e paqes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë …

One comment

  1. Pingback: custom cartoons

Lini një Përgjigje