ITSHKSH nënshkroi protokoll bashkëpunimi me “Vardar film Maqedoni”

Shkup, 12.6.2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Institucionin Nacional të Qendrës së Filmit “Vardar Film Maqedoni”. Këtë protokoll bashkëpunimin e nënshkruan dy drejtorët e institucioneve përkatëse, Dr. Skender Asani për ITSHKSH dhe Naser Curri për “Vardar Film Makedonija”.
Me këtë rast drejtori Asani deklaroi se: “Ky është një ogur i mirë për të vënë ura bashkëpunimi me institucionin më të rëndësishëm të prodhimit të filmit në vendin tonë, në mënyrë që kështu të punojmë në projekte të përbashkëta për afirmimin e kulturës dhe, në përgjithësi, të trashëgimisë. Përmes këtij protokolli neve na hapen rrugë për projekte të përbashkëta dhe qasje në fonde që sigurisht do të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend”.
Drejtori i “Vardar Film “Maqedonia”, Naser Curri, pasi u falënderua për këtë mundësi, shprehu kënaqësinë që tashmë edhe zyrtarisht krijohen mundësi bashkëpunimi me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. “Synimi ynë është që resurset tona të këmbehen dhe kapacitetet të bashkohen për të prodhuar projekte kulturore që do të jetë tejkohore”, deklaroi drejtori Curri pas nënshkrimit të protokollit.
Me këtë memorandum parashikohet që dy institucionet të aplikojnë në projekte të përbashkëta dhe të organizojnë bashkërisht ngjarje kulture dhe aktivitete të tjera që janë në fokusin e punës së tyre.
Dy nënshkruesit deklaruan se opinioni së shpejti do të njoftohet edhe me nismat dhe projektet konkrete të këtyre dy institucioneve.

————————
ИДКНА потпиша меморандум за соработка со „Вардар фил Македонија“

Денес во Институтот за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје се потпиша меморандум за соработка со Националната Установа Филмски Центар Вардар филм Македонија. Протоколот беше потпишан од директорите на односните институции, Д-р Скендер Асани во име на ИДНКА и Насер Цури од „Вардар филм Македонија“.
Притоа директорот Асани изјави дека: „Ова е добра вест за стекнување на мостови на соработка со најзначајната институција за филмска продукција во нашата земја. На овој начин ние создаваме услови за работа во заеднички проекти за афирмација на културата и, воопшто, на културното наследство. Со овој протокол на соработка ние отвораме нови патишта за пристап до фондови кои ќе помагаат за унапредување на културниот живот во нашата земја“
Директорот на „Вардар филм Македонија“, Насер Цури, откако се заблагодари за можноста за соработка, изрази задоволство за стекнатата формална соработка со Институтот за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје. „Нашиот стремеж е размена на нашите ресурси и соединување на нашите капацитети за да можеме да произведеме културни проекти со вонвременска вредност“, изјави директорот Цури по потпишување на овој протокол.
Со овој меморандум се предвидува двете институции да аплицираат на заеднички проекти и да организираат заеднички културни настани и други активности кои се во фокус на нивната работа.
Потписниците изјавија дека наскоро јавноста ќе биде запознаена со новите иницијативи и конкретните проекти на двете институции.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Debat mbi rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit kombëtar

Staten Island – Gjatë “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, mbrëmë (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë …