ITSHKSH, marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Dibrës

24.01.2019, Dibër – Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve të saja hulumtuese-shkencore dhe kulturore, sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Dibrës. Marrëveshja u nënshkrua në Dibër nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe ushtruesi i detyrës – kryetar i Komunës së Dibrës, Eugjen Cami, në prani të kryetarit të Këshillit të kësaj komune, Bashkim Mashkulli.

Kjo marrëveshje synon në krijimin e bazës për realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën e turizmit në rajonin e Dibrës dhe më gjerë, promovimin e trashëgimisë kulturore, sensibilizimin e rinisë për t’u marrë me aktivitete kulturore, promovimi i veprimtarisë botuese, organizimi i tribunave dhe paneleve me interes të përbashkët, etj.

Asani dhe Cami u shprehën optimistë në mundësit e reja për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, sidomos në sferën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, ku Komuna e Dibrës ka kapacitete të jashtëzakonshme të bashkëveprimit me Institutin apo edhe organizma tjerë tejkufitar, e sidomos me Republikën e Shqipërisë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Shkup, 12 prill 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, …