ITSHKSH: Gjendja, sfidat dhe trendet bashkëkohore të arsimit shqip

Shkup, 7 mars 2020 – Institututi i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, sot mbajti tribunën shkencore me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit: “Gjendja e arsimit në vend, sfidat dhe perspektivat”, ku morën pjesë dhjetëra studiues, punëtorë arsimorë dhe ekspertë të fushës, të cilët diskutuan për aspekte të ndryshme arsimore.

Në hapje të tribunës, organizatorja dhe punëtorja shkencore e ITSHKSH-së, Laura Papraniku, i bëri një rezyme të shkurtër historikut të arsimit në gjuhën shqipe, rolit të shkolllave dhe të mësimdhënësve. “Arsimi  nuk është vetëm një profesion, por një mision të cilin nuk mund ta kryejnë profesione të tjera. Që vlerësimet për këtë profesion mos ngelen vetëm epitete dhe fjalë të mëdha, ITSHKSH – Shkup, ka vendosur që diskutimin mbi gjenden e arsim në vend ta vendosë në nivel të debatit shkencor”, tha Papranuku.Sipas saj, kemi të bëjmë me shënimin e një date e cila ngërthen në vetvete kapitullin më të lavdishëm të gjithë historisë tonë kombëtare, dhe se të gjitha luftërat për liri ishin të njëjtën kohë edhe luftëra për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Duke përshëndetur këtë tubim shkencor, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, foli për specifikat e lëvizjes kombëtare, veçmas për fazën e parë dhe të dytë të Rilindjes Kombëtare kur lëvizja arsimore ende nuk kishte dalur në skenë. “Lëvizja arsimore u shfaq në periudhën e tretë dhe të katërt dhe si rezultat i kësaj kemi bashkëveprim midis lëvizjes çlirimtare dhe asaj arsimore, kemi hapjen e shkollave të para, u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir dhe u shpall edhe Pavarësia. Të gjitha këto do ta avancojnë çështjen kombëtare në nivele më të larta”, nënvizoi drejtori Asani. Ai duke u ndalur në gjendjen e arsimit në kohën më të re tha se “ka një shkëputje bashkëveprimi të elitave politike dhe atyre arsimore, për çka ka nevojë të lindë një lëvizje e re iluministe arsimore”.

Manifestimin e përshëndeti edhe këshilltari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, i cili pjesëmarrësve ua përcolli përshëndetjet e ministrit Arbër Ademi. Ai përmendi përpjekjet dhe format e mëhershme të arsimit ndër shqiptarët, dhe pastaj si tri çështje me rëndësi nënvizoi shkollën e parë shqipe në Korçë, Kongresin e Alfabetit dhe hapjen e Normales së parë të Elbasanit. Neziri foli edhe për përpjekjet insitucionale për avancimin e kushteve për punëtorët e arsimit, rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe të tjera që janë ndërmarrë kohëve të fundit.

Fjalë përshëndetëse patën edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, si dhe kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta.

Më pas, më shumë se dhjetë pjesëmarrës të tribunës shkencore trajtuan aspekte të ndryshme arsimore, që nga përpjekjet në pluaralizëm për avancimin shqip, legjislaturën që mundësoi shkollimin e detyryeshëm të mesëm, e deri te rregullimi i së drejtës për hapje universitetesh në gjuhën shqipe. U prekën trendet bashkëkohore të arsimit, sfidat e reja, metodogjitë e vjetra dhe të reja, standardet e ndryshme që ku respektohen e ku jo, dhe një varg arritjesh ose dobësish që janë shfaqur në funskionimin e institucioneve arsimore, por dhe shumë sifida të reja të procesit edukativo-arsimor, si rezultat i rrethanave të reja tekniko-teknologjike. Në dy sesionet shkencore, me punime u prezantuan: Abdyrauf Pruthi (në temën “Sfidat në arsimin sipëror privat nga viti 1990”),  Hasan Jashari (“E ardhmja e arsimit të lartë në kushte të globalizimit”),  Ajtene Qamili (“Shkaqet që e prishën cilësinë e arsimit në RMV”), Avni Avdiu (“Me sloganin ‘reforma në arsim’-prej utopisë drejt realitetit të mundshëm”), Tahir Zajazi (“Zgjidhjet alternative e tejkalimit të gjendjes së arsimit në vend”), Minir Ademi (“Vlerësimi si sfidë e procesit edukativo-arsimor”), Xheladin Murati (“Cilësia e arsimit, sfidë për nxënësit dhe mësuesit”), Lulzim Mehmedi (“Sfidat e arsimit fillor në RMV dhe qasjet për bashkëkohëzimin e tij”), Demush Bajrami (“Veprimtaria insititucionale e strukturave universitare e integruar në strategjinë e arsimit të lartë”), Isamet Bakiu (“Rëndësia e arsimit në ndërtimin e demokracisë në RMV-sfidat nga pikëpamja e mësuesit”), Laura Papraniku (“Vizioni i elitave për arsimin dhe roli i mësimdhënësve në periudha të ndryshme”),  dhe Avzi Mustafa (“Metodologjia e msidhënies në universitetet-n udhëkryq”).

Në fund pati një debat mjaft konstruktiv nga të gjithë pjesëmarrësit, kurse të gjitha kumtesat së shpejti do të përfshine në një botim të veçantë të ITSHKSH-së (‘Scupi’).

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Në Prishtinë promovohet doracaku katërgjuhësh mbi Holokaustin

Prishtinë, 9 korrik – Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku …