ITSHKSH do të mbajë konferencë për Shkupin ndërmjet dy luftërave botërore

f1

Shkup – Më 14 dhe 15 tetor 2015, për herë të parë në Shkup do të mbahet konferencë shkencore historike, e cila do t’i kushtohet jetës shoqërore të shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore.

Konferenca organizohet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë konferencë shkencore, me punimet e tyre do të marrin pjesë mbi 30 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore të vendit dhe jashtë, të cilët do të sjellin fakte dhe dëshmi të reja për historinë e shqiptarëve të Shkupit dhe rrethinës në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Falë përshëndetëse do të kenë: ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Abdilaqim Ademi, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr.Skender Asani, drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, akademik Beqir Meta, drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Prof.dr.Sabit  Syla, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof.dr. Hysen Matoshi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, do të prezantohet edhe projekti: “Veshja popullore në rajonin e Karshiakës” nga Dr. Bukurije Mustafa, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe, brenda këtij viti, ITSHKSH organizoi edhe konferencën ndërkombëtare “Shqiptarët dhe sllavët” me Edkart Institutin nga Berlini, konferencën për Isa Boletinin nën organizimin e tre instituteve shqiptare Tiranë-Prishtinë-Shkup, me çka arriti që shkencërisht të etablohet si në rrafshin kombëtar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. /www.itsh.edu.mk/

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Dr. Asani, pjesëmarrës në takimin vjetor botëror të programit MERRI

Shkup, 17.09.2020 –  Për tri ditë me radhë (15,16,17 shtator), me ftesë të Departamentit të …