I zhvilloi punimet konferenca shkencore “Dasmat në trevat shqiptare”

Shkup, 3 maj 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, i zhvilloi punimet konferenca shkencore “Dasmat në trevat shqiptare”, me pjesëmarrjen e studiuesve të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.

Koordinatori i konferencës Sefer Tahiri, tha se ky aktivitet shkencor zhvillohet me qëllim të studimit, ruajtjes dhe promovimit të një segmenti të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore, siç është riti i dasmës, i cili ka karakteristika të veçanta nëpër trevat e ndryshme shqiptare.

Punimet e konferencës i përshëndeti drejtori i Institutit, Skender Asani, i cili tha se përmes studimit të ritit të dasmës shqiptare, bëhet edhe studimi dhe ruajtja e vlerave më të çmuara të familje shqiptare në përgjithësi.

Pastaj me kumtesat e tyre u paraqitën studiuesit: Izaim MURTEZANI nga Instituti i Folklorit në Shkup: “Simbolika e pjellorisë – (Sipas shembujve të ritualit dasmor Lypja e pulave)”, Bukurije MUSTAFA nga ITSHKSH- Shkup: “Disa elemente kanunore dhe etnoleksema të dasmës”, Vebi BEXHETI nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë: “Disa veçori të dasmës së fshatit Veshallë të Malësisë së Tetovës”, Mustafa IBRAHIMI nga Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup: “Këngë dhe rite në dasmat e rajonit të Prilepit dhe Krushevës”, Nexhat ÇOÇAJ nga Universiteti UBT – Prishtinë: “Dasma dhe specifikat e saj në krahinën e Hasit”; Minir ADEMI nga ITSHKSH-Shkup dhe AVNI AVDIU, UNT-Shkup: “Ritet e dasmës tradicionale nĕ Karadakun e Kumanovës”, Ismet BEXHETI nga Universiteti AAB – Prishtinë: “Këngët dhe vallet në dasmat e rajonit të Karadakut”; Kosovare Krasniqi nga Instituti Albanologjik- Prishtinë “Ritet dhe ceremonitë e dasmës në rajonin e Anamoravës”; Bekim Ramadani nga Universiteti i Tetovës, Mustafë HAZIRI nga Mitrovica: “Ritet e dasmës tradicionale në Drenicë të Kosovës”; Besnik RAMETI nga ITSHKSH – Shkup: “Ritet dhe ceremonitë e dasmave në Raçe të Shkupit”, dhe Rini USEINI nga ITSHKSH – Shkup: “Aspektet ekonomike në dasmat bashkëkohore shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

Të gjitha kumtesat do të botohen në njërin nga numrat e ardhshëm të revistës “Scupi”.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri i Vaso Pashës “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët”

Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në …