Humbëm një përkrahës të madh të dijes dhe të shkencës

 

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin që ky njeri ka dhënë për ngritjen e këtij instituti dhe gjithnjë do ta kujtojë me pietet emrin e tij

arber
Shkup –
Lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit dhe mendimtarit shqiptar Arbër Xhaferi, të punësuarit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni e kanë pranuar me keqardhje, duke konsideruar se kështu shqiptarët e Maqedonisë kanë humbur një dashamir dhe përkrahës të madh të dijes dhe të shkencës.

Me këtë rast ITSHKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që kanë respekt për këtë figurë të madhe të skenës politike dhe mendimore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin që ky njeri ka dhënë për ngritjen e këtij instituti dhe gjithnjë do ta kujtojë me pietet emrin e tij.

Sot shqiptarët kanë humbur më shumë se një politikan dhe një mendimtar.

 Shkup, 16.08.2012                                                                

                                                                                                                   Dr. Shefqet Zekolli,

                                                                                                              Drejtor i ITSHKSH-së

 

………………………………………………………………………………………………………………………………………

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …

Lini një Përgjigje