Hulumtues nga Muzeu i Holokaustit në Uashington, vizitë pune në ITSHKSH

Shkup, 4.9.2019 – Një ekip hulumtuesish nga Muzeu Memorial i Holokaustit në Uashington, sot qëndroi për vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e hulumtimit dhe studimit të çështjes së Holokaustit në këto treva.

Ekipi i përbërë nga Noemi Szekely-Popescu, Janos Desi dhe Lira Blakaj, zhvilluan intervista me dëshmitarë për rastet e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muzeu Memorial i Holokaustit në Uashington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.ushmm.org), është një nga muzetë më të mëdhenj dhe më të pasur në botë që trajton çështjen e Holokaustit.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …