Ftesë

ftesa

 

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

 

AKSION VULLNETAR

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar, 5 vjetorit të themelimit të Institutit dhe 104 vjetorit të Kongresit të alfabetit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, organizon aksionin vullnetar

“NJË LIBËR PËR MANASTIRIN”

 Me këtë rast i ftojmë intelektualët, organizatat punuese, institucionet arsimore dhe shkencore, përfaqësuesit e pushteti lokal, botuesit, pronarët e shtypshkronjave dhe të librarive të përfshihen në këtë aksion vullnetar dhe sensibilizues për dhurimin e librave Shtëpisë muze të Kongresit të alfabetit në Manastir, me qëllim që të ndihmojmë atë dhe  shqiptarët e këtij qyteti të lashtë.

Librat mund të sillen në ambientet e Institutit, në ish Ambasadën e SHBA-së çdo ditë pune prej ora 8.30 deri 16.30.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup obligohet të dhurojë 100 libra dhe së bashku me librat tjerë të grumbulluara t’i dërgojë në Manastir më datë 22 tetor 2012.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

 

Personi përgjegjës: Ardian Limani (070 289 507)

Tel.zyr. 02 3 215 381

 

        Me respekt

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup

Dr.Shefqet Zekolli, drejtor

 

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

 

 

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …

Lini një Përgjigje