FTESË: Më 1 gusht, Akademi shkencore në 100-vjetorin e vdekjes së Kolë Bojaxhiut

    Të nderuar,

    Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së veprimtarit Kolë Bojaxhiu, i ati i humanistes së madhe shqiptare Shën Tereza, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, organizojnë Akademi shkencore.

    Më  1 gusht 2019 (e enjte), prej ora 10:00 në IN Shtëpia Përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup do të mbahet Akademia shkencore, kurse prej ora 13:00 do të bëhen homazhe te varri i Kolë Bojaxhiut në varrezat katolike në Butel të Shkupit.  

   Ftohen të interesuarit të marrin pjesë!

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH SHKËMBEN PËRVOJA SHKENCORE ME UNIVERSITETET AMERIKANE

Shkup, 08. 03. 2024 – Anne Donohue, profesoreshë e asocuar dhe Christina L. Wassenaar, profesoreshë …