Ftesë 2

logo

F T E S Ë

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktin e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes Institutit të Historisë Nacionale të Maqedonisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Memorandumi do të nënshkruhet nga drejtuesit e këtyre dy institucioneve, përkatësisht Dr.Dragi Georgiev dhe Dr.Shefqet Zekolli.

Me këtë memorandum, i cili realizohet nëpërmjet organizatës TCMS dhe Forumit ZDF, në rolin e lehtësuesve, të dy institutet vlerësojnë që trashëgimia historike dhe kulturore, luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e raporteve ndëretnike tek të gjitha komunitetet që jetojnë në vend.

Në aktin e nënshkrimit marrin pjesë edhe ambasadori amerikan në Maqedoni, z. Pol Uolers dhe ambasadorja gjermane znj. Gurdun Steinacker.

Vendi:  Hotel “Holiday Inn” (salla e vogël e konferencave) – Shkup

Dita: 05.03.2013 (e martë)

Ora: 11:00 

 

 

————————————————————————————-

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …

Lini një Përgjigje