FRI dekoron ITSHKSH-në për kontributin e dhënë

Sivjet kjo organizatë e rëndësishme dekoroi edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, për kontributin e dhënë në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e trashëgimisë shpirtërore e kulturo-historike të shqiptarëve në Maqedoni. Në emër të institutit, dekoratën e pranoi drejtori Dr.Shefqet Zekolli 

Hixhri-1434-8

Shkup –  Me 16 nëntor 2012, Forumi Rinor Islam organizoi në Shkup manifestimin tanimë tradicional me rastin e shënimit të Vitit të Ri të kalendarit islam – Hixhri 1434. Është ky viti i dymbëdhjetë që FRI realizon këtë aktivitet madhështor, ndërsa e veçanta e sivjetme ishte përputhshmëria me njëqindvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me ç’rast edhe një pjesë bukur e mirë e programit të përgatitur për këtë manifestim ishte në frymën e këtij përvjetori të rëndësishëm.

Tradicionalisht, FRI shpërblem dhe dekoron shkencëtarë të dalluar, personalitete dhe institucione të rëndësishme.

Sivjet kjo organizatë e rëndësishme dekoroi edhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, për kontributin e dhënë në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e trashëgimisë shpirtërore e kulturo-historike të shqiptarëve në Maqedoni. Në emër të institutit, dekoratën e pranoi drejtori Dr.Shefqet Zekolli.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, falënderon Forumin Rinor Islam për këtë mirënjohje, dhe e inkurajon për vazhdimin e kultivimit të vlerave tona shpirtërore. /itshksh/

—————————————————————————————

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …

Lini një Përgjigje