Firmoset Marrëveshja kolektive në ITSHKSH

Sot, në 28 nëntor, në këtë ditë të madhe për historinë kombëtare të shqiptarëve, drejtori i Institutit të-Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skender Asani dhe Sefer Tahiri, kryetar i Sindikatës së Institutit të Mëvetësishëm Shkencor Publik- ITSHKSH vunë firmat e tyre  në Marrëveshjen kolektive mes Sindikatës, drejtorisë së ITSHKSH-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilën për herë të parë, nga tetori i vitit 2019 bëhet rritja e pagës mujore prej 25 për qind dhe zgjidhet problemi shumëvjeçar i pagesës së punës së kaluar apo stazhit të punonjësve shkencorë dhe administrativ në institutet publike hulumtuese shkencore.
ITSHKSH falënderon Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ministrin Arbër Ademi, që pa hezitim pranuan kërkesat e Sindikatës së Instituteve të Mëvetësishme Publike Shkencore dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili që në takimin e parë, në të cilin u iniciua rritja e pagave dhe pagesa e stazhit shprehu gatishmëri të plotë që të përmbushen kërkesat tona objektive, ndërsa lajmin për vendimet e qeverisë i kumtoi pikërisht nga ITSHKSH- Shkup! 
Një hap i tillë shton vullnetin, por edhe rrit përgjegjësinë  në misionin fisnik shkencor dhe publik- shoqëror të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup. Marrëveshja kolektive garanton shumë të drejta, por edhe detyrime për punonjësit në institutet shkencore dhe njëherësh i hap rrugë zhvillimit të hulumtimit shkencor dhe krijimit të kushteve më të favorshme për punë në këto institucione të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërkulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH SHKËMBEN PËRVOJA SHKENCORE ME UNIVERSITETET AMERIKANE

Shkup, 08. 03. 2024 – Anne Donohue, profesoreshë e asocuar dhe Christina L. Wassenaar, profesoreshë …