Familja e prof. Remzi Nesimit e pasuroi bibliotekën e Institutit

Shkup, 21.11.2020 – Në kuadër të manifestimit shkencor – kulturor “Ditët e Alfabetit”, që po organizohet këto ditë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot familja e prof. Remzi Nesimit ia bëri një dhuratë të veçantë bibliotekës së Institutit.

Kështu familja e prof. Nesimit, më saktë zonja Hatixhe Nesimi, një pjesë nga biblioteka personale e Profesorit të ndjerë ka vendosur t’ia falë bibliotekës së Institutit, kjo në shenjë të urimit të festës së alfabetit, por edhe pasurimit të bibliotekës.

Me këtë rast drejtori i Institutit, dr. Skender Asani, e falënderoi znj. Nesimi dhe theksoi se: “Ky është peshqeshi më i mirë që i bëhet Institutit për këtë festë, ndërsa ky fond do të mbetet me shenjë të veçantë ‘Fondi Remzi Nesimi’ në raftet e bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve”.

Urojmë që ky shembull të ndiqet edhe nga familjet e intelektualëve tjerë që kanë lënë vepra të rëndësishme për kulturën dhe shkencën shqiptare.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH DO TË JETË PËR MË SHUMË AJËR NË AMBIENTIN TONË TË PËRBASHKËT KULTUROR E SHOQËROR / MK-EN

ITSHKSH DO TË JETË PËR  MË SHUMË AJËR NË AMBIENTIN TONË TË PËRBASHKËT KULTUROR E …