U nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Dioqezën Kumanovë-Osogovë

Kumanovë, 09.0.2020 – Sot, një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në përbërje Dr. Skender Asani – drejtor, Dr. Sefer Tahiri – Sekretar Shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi – bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe Maja Susha – asistente e re, qëndruan në selinë e Dioqezës Kumanovë-Osogovë të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). Aty u pritën nga mitropoliti i kësaj dioqeze, z. Josif Pejovski, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, përveç diskutimit për shumë fusha të mundshme të ndërveprimit, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi, me të cilin do të synohen të realizohen projekte të përbashkëta shkencore e kulturore.

Në takim u theksua veçmas mundësia që kuadri i KOM-it të ndihmojë në nevojat e Institutit për deshifrimin e dokumenteve në gjuhën e vjetër sllave, ndërsa të dyja palët ranë dakord që të kërkojnë mundësi bashkëpunimi edhe në përafrimin e komuniteteve që bashkëjetojnë në vendin tonë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …