Departamentet

Në këtë institut janë të angazhuar afër 30 punëtorë, kryesisht doktorë dhe magjistra të shkencave filologjike dhe historike, ndërsa një pjesë më e vogël bëjnë pjesë në pjesën administrative.

Në kuadër të ITSHKSH-së, funksionojnë disa sektorë, ndërsa në kuadër të sektorit për veprimtari hulumtuse-shkencore, bëjnë pjesë tetë departamente:

  • Departamenti i gjuhës shqipe;
  • Departamenti i letërsisë shqipe;
  • Departamenti i historisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe i lëvizjeve demografike;
  • Departamenti i etnologjisë, historisë së artit dhe arkitekturës popullore;
  • Departamenti i lidhjeve të ndërsjella kulturore, historike dhe gjuhësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve me popujt tjerë të rajonit;
  • Departamenti i marrëdhënieve shqiptare-osmane;
  • Departamenti për edukimin dhe studimin e Holokaustit;
  • Departamenti i muzeologjisë.