New Jersey, tribunë mbi trashëgiminë shqiptare në Maqedoni

New Jersey – Gjatë realizimit të projektit “Java Kulturore Shqiptare në Amerikë”, dje (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën
e Femrave Shqiptaro-Amerikane “Marigona” në New Jersey e organizoi panelin “Trashëgimia kulturore shqiptare në Maqedoni”.
Me këtë rast para një auditori të zgjedhur dhe serioz foli drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, i cili u ndal veçmas në punën që e bën Instituti për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe materiale shqiptare në Maqedoni. Ai theksoi se “Instituti jonë është kujdestar i vetëm institucional për kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni dhe, përkundër faktit se kemi mbi vete një detyrë të vështirë, ne jemi të përkushtuar që këtë mision ta realizojmë”. Për këtë – tha ai – dëshmojnë botimet e tona, që asnjë vit nuk janë më pak se 30-40 sosh.
Pas tij foli Dr. Bexhet Asani, studiues nga Struga – aktualisht i vendosur në SHBA, i cili foli për disa dimensione me rëndësi të trashëgimisë strugane, që zgjuan interes tek të pranishmit.
Në panel u paraqit edhe Sekretari Shkencor i Institutit, Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili u ndal theksoi se “Shqiptarët e Maqedonisë aktualisht po flenë mbi thesarin e tyre material dhe
shpirtëror. Na nevojiten gërmime arkeologjike, punë në terren për vjeljen e folklorit, njohja dhe studimi i objekteve të kultit, si dhe kujdesi për ruajtjen e gjuhës dhe studimin e të folmeve
shqipe, sepse vetëm ashtu do ta dëshmojmë autoktoninë tonë në atë gjeografi, por edhe do të ofrojmë vlera që do të mbeten pronë kombëtare për brezat që vijnë pas nesh.
Në panel morën fjalë edhe shumë nga të pranishmit, që e vlerësuan punën e Institutit dhe ngritën çështje nga më të ndryshmet për trashëgiminë shqiptare.
Në fund drejtori, Asani, ndau mirënjohjet “Mik Institutit” për Shoqatën e Femrave Shqiptaro-Amerikane “Marigona” – New Jersey, që e pranoi znj. Sabije Veseli, për Albanian Vision, që
e pranoi z. Qazim Doda, si dhe për studiuesin Dr. Bexhet Asani.
Në organizimin e këtij paneli morën pjesë edhe Lidhja Ndërkombëtare e Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve “Pegasi Albania”, si dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …