MARRËVESHJE E RE BASHKEPUNIMI NË DITËN E ALFABETIT

Sot, në Ditën e Alfabetit dhe pikërisht para figurave në dyllë të Komisionit për Hartimin e Alfabetit në Muzeun e Alfabetit në Manastir, si drejtor i Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve vura firmën në memorandumin për bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare dhe Protestante nga Tirana, të përfaqësuar nga Dr. David Hosaflook. Në të vërtetë, neve nuk na ka munguar bashkëpunimi as në të kaluarën, por shpresoj që tash e tutje do të vazhdojmë me intensitet edhe më të lartë. Ua kemi borxh Qiriazëve dhe alfabetit tonë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Republika e Kosovës është fqinj verior i Republikës së Maqedonisë së Veriut!

(në vend të reagimit) Këto ditë doli nga shtypi “Atlasi gjuhësor i dialekteve maqedonase” (Лингвистички …