Marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe

Shkup, 24.10.2019 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga drejtori Ylber Sela. Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, ai bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetjen e ndërsjellë profesionale, veçanërisht në fushën e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe.

Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, siç është këmbimi i resurseve, kuadrove, literaturës dhe përvojave për zbatimin e drejtë të shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut; pensibilizimi i opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore shqipe si pasuri kombëtare; promovimi dhe kujdesi për gjuhën e unifikuar shqipe; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve të ndërsjella mes ITSHKSH-së dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e projekteve të ndryshme që e përmbushin synimin e këtij memorandumi; stimulimi i projekteve të përbashkëta; etj.

Ky memorandum është në vazhdën e përpjekjeve të këtye dy institucioneve për zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në sferën e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …