ITSHKSH, promovohet libri “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”

Shkup, 10 mars 2020 – Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shpirtërore, sot u promovua libri “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare” nga autorët Skender Asani, Nora Maliqi-Zylali dhe Vllado Popovski. Ky është një aktivitet i radhës i Departamentit për Edukimin dhe Studimin e Holokaustit, që siç përkujtoi Teuta Demjaha, bashkëpunëtore shkencore, në hapje të këtij promovimi, qe themeluar në kuadër të ITSHKSH-së, pikërisht në mars të vitit të kaluar, por që përputhet me marsin e vitit 1943, kur mijëra hebrenj të Maqedonisë, i kishin mbledhur me dhunë në Monopolin e Shkupit, dhe pastaj me trenat e vdekjes qenë dërguar në kampin famëkeq të Treblinkës-Poloni.
“Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, është vepër e parë e këtij karakteri në rajonin tonë, përpos rëndësisë eksplicite studimore nga fusha e legjislacionit, nxjerr në pah edhe një rëndësi tjetër që lidhet me synimet e ITSHKSH-së, për të përmbushur objektivat tona për ngritjen e Departamentit, tha drejtori Skënder Asani në fjalën e tij përshëndetëse. Ai midis tjerash tha se kjo veprimtari ambicioze e Institutit ndjek përvojat më të avancuara në fushën e momoaristikës, kurse si shprehje e drejtpërdrejtë e këtij interesimi është edhe ideja për të sjellë në vëmendjen e publikut tonë historinë orale përmes rrëfimeve autentike të të mbijetuarve nga Holokausti dhe të atyre që kontribuuan në shpëtimin e hebrenjve. “Duke iu falënderuar mikut tonë dhe studiuesit të palodhur, dr. Vllado Popovskit, libri që promovojmë sot, i pajisur me dokumente dhe burime të vlefshme arkivore, sjell për herë të parë tek lexuesi i këtushëm arkitekturën e një sistemi antisemitist, siç ishte Mbretëria Bullgare, e cila duke qenë besnike e verbër e politikës hitleriane, kishte ngritur në nivel legjislacioni gjithë infrastrukturën ligjore për zgjidhjen përfundimtare të çështjes hebreje”, tha Skënder Asani, i cili poashtu vuri në dukje edhe kontributin e bashkautores, Nora Maliqi-Zulali, angazhimi i së cilës përveç vokacionit të saj të një hulumtueseje të çështjes hebrenje, është edhe pjesë e doktoranturës së saj që merret me kampin e përqendrimit të Monopolit të Shkupit”.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përshëndeti autorët për kontributin e çmuar për të nxjerrë në dritë edhe një aspekt ndryshe, aq domethënës për njerëzimin dhe botëkuptimin mbi humanizmin dhe solidaritetin njerëzor, në suazat e kësaj ngjarjeje të trishtuese për gjithë pjesëtarët e bashkësisë hebraike, siç ishte depërtimi i 7144 hebrenjve më 11 mars 1944 nga monopoli i Shkupit për kampin famëkeq të Treblinkës.
Oto Grafi(Otto grafi), zëvendësambasador i Gjermanisë në Shkup, midis tjerash theksoi se sot kur kemi gjithnjë e më pak dëshmitarë të ngjarjeve të kohës, është mirë që ta mbajmë gjallë kujtesën për holokaustin.
Recensenti Igor Jurukov, librin “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, quajti vepër epokale, sepse lexuesit dhe hulumtuesve u mundëson që dokumentet t’i shohin dhe studiojnë në formë autentike, kurse vrojtimet e autorëve janë të detajuara për gjendjen sociale, të drejtat e hebrenjve dhe shfarosjen e tyre. Edhe recensentja tjetër, Maja Susha, duke folur për depërtimin e hebrenjve do të thotë se kjo do të ishte e pamundur po të mos ishte korniza ligjore që solli Mbretëria Bullgare dhe se në librat shkollorë tash e tutje do të duhej të përfshihen përmbajtje nga ky botim. Edhe recensenti i tretë, Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zabtimin e Gjuhës, tha se historiografia është më e pasur për një botim të rëndësishëm, dhe vetë përmbajtja e tij si një mësim për të mos u përsëritur më.
Nga autorët e librit “Legislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, foli dr. Vllado Popovski, duke përmendur të veçantat e tij. Duke përkujtuar se ka pasur edhe botime të tjera në këtë temë, si të re libri i tyre sjell përveç vetë legjislacionit, edhe debatet që i kanë paraprirë atij në shoqërinë bullgare dhe vetë parlament, kur është kundërshtuar nga shumë qarqe intelektuale, shkrimtarë dhe Kisha, që ka ndikuar që të mos realizohet në tërësi projekti i depërtimit të hebrenjve, si “zgjidhje përfundimtare”. Ai foli për paradoksin se si në një shoqëri të njohur gjer atëherë për demokraci liberale të realizohet një qëllim i tillë, dhe kjo ngase cari i atëhershëm, duke u rreshtuar me Hitlerin, ka dashur të realizojë pjesë të padrejtësive të pretenduara territoriale ndaj Bullgarisë nga e kaluara. Vllado Popovski foli edhe për masat konkrete se si me ligj iu vështirësua jeta bashkësisë hebreje para se të bëhej deportimi i tyre.
Promovimi u hap me një këngë tradicionale në gjuhën hebraike-ladino, nga Sara Aoresti, e ardhur nga SHBA, e cila rrjedh nga një familje hebreje nga Manastiri, kurse gjyshja e saj ende është gjallë dhe jeton në Boston, në moshë të shtyrë 103 vjeçare, e cila kishte shpëtuar falë strehimit te familjet shqiptare. Promovimin e përshëndetën përmes vide-mesazhit ambasadori i Izraelit Dan Oruan dhe Rachel Levy, një pasardhëse e një familjeje hebreje, poashtu që ka gjetur strehim në Shqipëri.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Në Prishtinë promovohet doracaku katërgjuhësh mbi Holokaustin

Prishtinë, 9 korrik – Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku …