Ekspozitë në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia

ekspozita1

Të hënën në mbrëmje, në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, u hap ekspozita me temë: “Ballafaqimi me të kaluarën – Guximi qytetar në kohë të vështira”.

Përmes kësaj ekspozite me 34 fotografi dhe dokumente, për herë të parë u pasqyruan realitetet e bashkëpunimit mes komuniteteve në Maqedoni, në rrafshin human, në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pas disa aktiviteteve që i kemi realizuar me Institutin e Historisë Nacionale dhe Qendrën e Holokaustit, jemi sonte përsëri në një ngjarje tjetër, që përmes këtyre fotografive, ta freskojmë memorien tonë, por jo vetëm aq. Ne dëshirojmë që kështu të japim mesazhin se vetëm të bashkuar mund ta mundim të keqen. Nëse për një çast jemi të shkujdesur, e keqja mund të na përpijë. Prandaj, Instituti jonë ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha komunitetet fetare në vend dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë. Sepse, vetëm duke e pasur këtë guxim, njësoj si guximi qytetar i këtyre njerëzve që do t’i shihni në fotografi, mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur të popujve që jetojnë në këtë vend”, theksoi koordinatori i projektit – drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Skender Asani.

Në eveniment folën edhe ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer dhe drejtori i USAID-it, James Stein. Kurse, në cilësinë e bashkëorganizatorëve, folën edhe drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve – Shkup, Goran Sadikario, kryetarja e Komunitetit Hebre, Berta Romano-Nikoliq, drejtoresha e Forumit ZFD, Silke Mayer-Wit, dhe përfaqësuesi i Institutit të Historisë Nacionale në Shkup, Aleksandër Manojllovski.

ekspozita2 ekspozita3

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH SHKËMBEN PËRVOJA SHKENCORE ME UNIVERSITETET AMERIKANE

Shkup, 08. 03. 2024 – Anne Donohue, profesoreshë e asocuar dhe Christina L. Wassenaar, profesoreshë …

Leave a Reply