Departamenti për Holokaustin në ITSHKSH, në raportin e SHBA-së / Одделот за Холокауст при ИДКНА, во извештајот на САД

Shkup, 21.7.2020 – Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin më të ri ndërkombëtar për liritë fetare për vitin 2019 në Maqedoninë e Veriut, përmendë decidivisht edhe kontributin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

“Në mars, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhet në këtë raport.

Këtë korrektësi të Departamentit të Shtetit Amerikan e ka komentuar edhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani. “Angazhimi ynë serioz në sferën e lirive fetare në Maqedoninë e Veriut, është vlerësuar lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, në raportin e tij të fundit. Krenarë me punën tonë dhe falënderues për mirënjohjen e shtetit mik amerikan! Kjo na obligon që të vazhdojmë edhe më tej përkushtimin tonë në zbardhjen e të vërtetave shkencore historike, dhe në funksion të lirive fetare në vend”, ka vlerësuar Asani.

Raport vjetor që i dorëzohet Kongresit Amerikan, përshkruan statusin e lirive fetare në çdo shtet. Raporti mbulon politikat qeveritare lidhur me besimet fetare, praktikat e grupeve, emërtimet fetare dhe liderët fetarë, si dhe politikat e SHBA-së për të promovuar liritë dhe të drejtat fetare në mbarë botën.

 

………………………………………………………………………

 

Скопје, 21.7.2020 – Стејт Департментот на САД во најновиот Меѓународен извештај за верски слободи за 2019 година во Северна Македонија, решително го спомнува придонесот на Институтот за духовно и културно наследство на Албанците во Скопје.

„Во месец март, Министерството за Образование и Институтот за духовно и културно наследство на Албанците, го отворија Одделот за проучување и едукација за Холокаустот.  „Наведените цели на одделот се заштита на верските слободи, промовирање на  почитувањето на верската разноликост и охрабрување на  меѓуверската соработка како средство за борба против антисемитизмот“, се вели во овој извештај.

Оваа коректност на Стејт Департментот ја коментираше и директорот на ИДКНА, Скендер Асани. „Нашата сериозна посветеност на поле на верските слободи во Северна Македонија, е оценето многу високо од страна на Стејт Департментот на САД , во нивниот  последен извештај. Се чувствуваме горди со нашата работа и голема благодарност до нашиот голем пријател Американска држава! Ова нè обврзува да ја продолжиме нашата посветеност во разјаснување на научните и историските вистини, и во функција на верските слободи во земјата“, рече Асани.

Годишниот извештај кој се доставува до Американскиот конгрес го опишува статусот на верските слободи во секоја држава. Во извештајот се опфатени владините политики во врска со верските убедувања, групните практики, верските именувања и верските лидери, како и aмериканските политики за промовирање на верските слободи и права во целиот свет.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Gjuha shqipe e Gonxhe Bojaxhiut, në sheshin e Shkupit

Shkup, 27.6.2020 – Dyzet vjet më parë nobelistja e paqes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë …