Deklatratë për dënimin e gjuhës së urrejtjes

Pas emërimit të ministres së Punës e Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, që vjen nga komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut, përveç reagimeve politike, për fat të keq pati edhe reagime që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmit.

Prandaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, si institucion shkencor që kujdeset në mënyrë të veçantë për temën e Holokaustit, e dënon gjuhën e urrejtjes mbi baza antisemite dhe, me këtë rast, kërkon që edhe institucionet e tjera shkencore e kulturore, e veçmas partitë politike, të deklarohen duke i gjykuar këto deklarime antisemite. Në të vërtetë, ky është një detyrim i joni i përgjithshëm si shoqëri dhe si shtet, që më 11 mars 2018 në Kuvendin e Republikës ka miratuar një Deklaratë që e dënon Holokaustin ndaj Hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore dhe në të cilën përfaqësuesit e të gjithë qytetarëve zotohen se do ta mbrojnë diversitetin, duke e dënuar gjuhën e urrejtjes dhe veçmas do të jenë luftëtarë kundër antisemitizmit dhe ksenofobisë.

Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë kohezion dhe kujdes ndaj kësaj teme, në mënyrë që mos të lejojmë asnjëherë të na përsëritet e kaluara e dhimbshme dhe traumatike.

Shkup, 08.01.2020                                            Dr. Skender Asani, drejtor


———————————————————————-

И З Ј А В А

за осуда на говорот на омраза

По именување на новата миистерка за Труд и социјална политика, Рашела Мизрахи, кој доаѓа од Еврејска зедница во Северна Македонија, освен политичките реакции, за жал имаше и реакции со израз на јазик на омраза и антисемитизам.

Поаѓајќи од тоа, Институтот за духовно и културно наследство на Албанците – Скопје, како научна институција која посебно се грижи за темата на Холокаустот, го усудува јазикот на омраза врз база на антисемитизам и притоа повикува и другите научни и култуни институции, а особено политичките партии во земјата, да се произнесат со усдување на овие антисемитски декларации.

Всушност, ова е наша заедничка задача како општество и како држава, која на 11 март 2018 год. во Републичкото Собрание усвои Декларација со усуда на Холокаустот на Евреите во Втората светска војна и во која претставниците на сите граѓани во земјата се изјаснија за зачувување на диверзитетот, притоа осудувајќи го јазикот на омраза и дека особено ќе бидат борци против антисемитизмот и ксенофобијата.

Нашето општество има потреба за поголема кохезија и внимание кон ова тема, за да не дозволиме никогша да се повтори трауматичното минато.

 

Скопје, 08.01.2020                                 Д-р Скендер Асани, директор

 

 

 

 

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Dioqezën Kumanovë-Osogovë

Kumanovë, 09.0.2020 – Sot, një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve …