Çmimi Nobël për Handke është cinizmi më i madh kundrejt historisë më të re shqiptare

Reagim i ITSHKSH–Shkup

Shkup, 11.10.2019 – Këto ditë, kur u bë publik lajmi se fitues i sivjetëm i çmimit Nobël për letërsi është austriaku Peter Handke, një njeri i njohur si mbështetës i politikave fashiste të Sllobodan Millosheviqit kundrejt shqiptarëve, ky është njëherazi edhe lajmi më i keq për degradimin e institucionit më të lartë botëror për ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobël.

Duke ndërmendur thënien e Pasternakut se “shkrimtari është edhe njeri i mirë”, është e papranueshme të shpallet shkrimtar i vitit dikush që mburret me Millosheviqin edhe sot, kur gjithë bota e qytetëruar e konsideron “fashist” agresionin e tij kundrejt shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Për ta pasur të qartë se si e përjetojnë shqiptarët këtë vendim, mund të themi se ai është i njëjtë sikur një shkrimtar që e kishte mbështetur nazizmin e Hitlerit, pas Luftës së Dytë Botërore, të marrë çmimin Nobël për letërsi!

Nisur nga kjo, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup pret që drejtuesit e institucionit për ndarjen e çmimit Nobël për letërsi, ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, dhe t’u kërkojnë falje shqiptarëve dhe boshnjakëve për këtë vendim skandaloz. Dhe, nëse vërtet duan ta korrigjojnë lëshimin, mund ta zgjedhin Ismail Kadarenë për këtë çmim, që është edhe shkrimtar i mirë, edhe njeri i mirë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …