Botohet numri i 5-të i revistës ‘STUDIME ALBANOLOGJIKE’

Edhe në këtë numër gjejnë vend tema të larmishme shkencore nga sfera e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit e etnologjisë shqiptare

Studime-albanologjike5

Shkup, 1 korrik 2012 – Këtyre ditëve doli nga shtypi numri i 5-të i revistës shkencore ‘Studime albanologjike’ , organ i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Edhe në këtë numër gjejnë vend tema të larmishme shkencore nga sfera e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit e etnologjisë shqiptare. Studiues të njohur të albanologjisë nga të gjitha trojet shqiptare, shtjellojnë probleme të shumta të kësaj shkence.

  • Në vigjilje të 100-vjetorit të shtetit shqiptar, Laureta Petoshati prezantohet me temën: KUSH ISHTE ISMAIL BEJ VLORA?.
  • Më tej radhiten këto studime dhe artikuj:

-Eqrem Çabej: “ILIRISHTJA DHE SHQIPJA”

-Aleksandër Stipçeviq: ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËT

-Lavdosh Ahmetaj: MBI SHTETFORMIMIN E HERSHËM ILIR

-Qemal Murati: ALBANËSIA E “PROVINCAVE ONOMASTIKE” NË AREALIN E MAQEDONISË – DËSHMI E AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË KËTO VISE QË NGA PERIODA ANTIKE E DERI SOT

-Skender Asani: AUTOKTONËSIA SHQIPTARE E SHKUPIT NË DOKUMENTE AUTENTIKE

-Besnik Emini: MAQEDONIA NË SHKRIMET E GAZETËS “SHKUPI”

-Zunun Zununi – Silvana Jovçeska: SHPËRNGULJA E POPULLSISË NGA RAJONI I MAVROVËS DHE ROSTUSHËS PËR NË TURQI

-Izaim Murtezani: KAH HERMENEUTIKA E DISA LOJËRAVE POPULLORE ME PRAPAVIJË TEATRORE

-Bukurije Mustafa: VËZHGIME MBI LEKSIKUN E TË FOLMEVE SHQIPE TË MAQEDONISË

-Nazmi Beqiri: QASJE E SHKURTËR MBI TË FOLMEN E KUMANOVËS

-Fatmir Sulejmani: TAGRI I NJË VEPRIMTARIE TË PAZAKONTË ATDHETARE

-Zejnepe Alili–Rexhepi: POEZIA E MESAZHIT UNIVERSAL NË “VARGJET E LIRA”

-Naim  Halimi: KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE TË KARADAKUT NË  ÇLIRIMIN E SHKUPIT DHE NË SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË VITIN 1912

-Zeqirja Idrizi – Fahredin Shabani: KONTRIBUTI I TAJAR  BEJ TETOVËS PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE

-Qerim Dalipi: KONSOLIDIMI DHE ZGJERIMI TERRITORIAL I SHTETIT TË BALSHAJVE (1360-1385)

-Fauzi Skenderi: DISA VEÇORI GJEOGRAFIKE TË VENDBANIMEVE RURALE NË TREVAT SHQIPTARE NË MAQEDONI

-Sadik Krasniqi: ZHVILLIMI I MUZEOLOGJISË NË KOSOVË

  • Nën siglën ‘Identitete ballkanike’, dallojmë punimet:

-Monika Shoshori – Stafa: “GJUHA E TJETRIT” SI KRITER MENDËSIE

-Eda Derhemi: ZAMAN, DERMAN, BALLKAN, MOR AMAN!

  • Në fund të revistës gjejmë edhe dy recensione:

-Qemal Murati: NJË VEPËR STUDIMORE ME VLERA PËR GJUHËN E XOXËS – (Rreth librit të dr. Bukurie Mustafa, Gjuha e romanit LUMI I VDEKUR të Jakov Xoxës, ITSHKSH, Shkup, 2011)

-Begzad Baliu: MARRËDHËNIET SHQIPTARE-MAQEDONASE – KONTEKSTI I ENCIKLOPEDISË (Enciklopedia e ndarjes – Kumtesa të Tribunës shkencore të organizuar nga Instituti Albshkenca, mbajtur në Prishtinë, më 07.10.2009. Botoi Instituti Alb-shkenca, Prishtinë, 2010)

Kryeredaktor i numrit të 5-të të revistës ‘STUDIME ALBANOLOGJIKE’, është Prof.dr.Qemal Murati, sekretar i redaksisë Mr.Besnik Emini, kurse redaksia përbëhet edhe nga Dr.Bukurie Mustafa, Dr.Izaim Murtezani dhe Dr.Naim Halimi.

Ky botim i rëndësishëm për shkencën e albanologjisë, mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

 

…………………………………………………………………………………………………………………………………….

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e Gonxhe Bojaxhiut

Shkup, 19.05.2020 – Sot në një konferencë për mediat, të organizuar nga ana e Institutit …

Lini një Përgjigje