Bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes dhe dashurisë në shoqëri

KUMTESË:

Ndërhyrja e djeshme ndaj autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup është lajm jo i mirë për gjendjen e të drejtave religjioze të qytetarëve dhe organizatave religjioze në Maqedoni.

Duke qenë edhe vet cak i ndërhyrjeve të këtilla në të kaluarën, Instituti, si një institucion shkencor që kujdeset edhe për vlerat shpirtërore, shpreh keqardhje për këtë ngjarje dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në vend, por edhe faktorëve të tjerë shoqërorë vendorë e ndërkombëtarë, që të ndihmojnë në ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, sepse pikërisht bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve dhe, në një mënyrë, ato janë edhe garancia e funksionimit të mbarë të shtetit.
Maqedonia e Veriut është një shtet dhe një shoqëri ku diversiteti është vlera unike që e ndërton identitetin e saj, ndërsa ruajtja e kësaj vlere është veçmas e rëndësime për agjendën euro-atlantike të vendit. Prandaj goditja e kësaj vlere e rrezikon të ardhmen e krejt qytetarëve në këtë hapësirë.

Shkup, 24.04.2019

Dr. Skender Asani, drejtor

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri i Vaso Pashës “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët”

Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në …