Ambasadori italian Carlo Romeo dhe prof. Marcello Pezzetti mbështesin ITSHKSH-në

Shkup, 15.3.2019 – Themelimi i departamentit të ri për edukimin dhe studimin e Holokausit në kuadër të ITSHKSH-së, ka zgjuar kureshtje dhe interesim te bota akademike dhe diplomacia evropiane.

Në këtë kontekst ishte edhe takimi i drejtorit të Institutit, dr. Skender Asani dhe punëtores shkencore mr.Nora Maliqi, me prof. Marcello Pezzetti, studiues i njohur italian i historisë së Holokaustit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prof. Pezzetti shprehu mirënjohjen e thellë për këtë nismë, dhe siguroi mbështetjen e parezervë, në drejtim të funksionalizimit të këtij departamenti.

Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori italian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Carlo Romeo. Edhe ambasadori Romeo, gjithashtu u shpreh i gatshëm të ndihmojë në thellimin e studimeve tona nëpër arkivat italiane, për çështje që kanë të bëjnë jo vetëm se me Holokaustin, por edhe tema tjera që janë në fokusin e interesimit të ITSHKSH-së.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Ambasadori hungarez përgëzoi hapjen e Departamentit për Holokaustin

Shkup, 21 mars 2019 – Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani dhe hulumntuesja shkencore Nora Maliqi, …