Ambasadori i Francës, vizitë në ITSHKSH-Shkup

fr1

Shkup, 5.10.2017 – Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e Tij, z.Kristian Timonie, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Francez në Shkup,  z.Emanuel Rember, zhvilloi një vizitë punë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku u takua me drejtorin dhe punëtorët shkencor të Institutit.

Ambasadori Timonie theksoi se e çmon shumë punën e Institutit shqiptar, në drejtim të zbardhjes së të vërtetave historike, dhe se duhet të punojmë më shumë të gjithë bashkërisht rreth gjërave që na bashkojnë si popuj me gjuhë dhe kultura të ndryshme.

Diplomatët francezë theksuan nevojën e shkëmbimit të përvojave, dhe të literaturës në gjuhët shqipe dhe franceze, dhe në këtë drejtim në të ardhmen do të punohet në projekte konkrete.

Drejtori i ITSHKSH-së, dr.Skender Asani, tha se është në interes të zhvillimit të shkencës dhe kulturës së popujve tanë ky bashkëpunim, i cili në të ardhmen do të reflektojë edhe më pozitivisht. Vitin e ardhshëm shënohet 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku Franca ishte njëra ndër aktoret kryesore në atë luftë. Në territorin e Maqedonisë së sotme u zhvilluan shumë beteja, të cilat meritojnë të përkujtohen.

Bashkëbiseduesit konkluduan se shembulli i pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, duhet të shërbejë gjithmonë si një model i mirë, se si për hirë të progresit, lirisë, demokracisë dhe mirëkuptimit, duhet të tejkalohen ndasitë dhe mosmarrëveshjet në mes popujve, për të ecur drejt perspektivave të reja.

Gjithashtu, në takim u theksua rëndësia e autonomisë së institucioneve shkencore, dhe se depolitizimi i tyre, është mundësia e vetme se si të njëjtit mund të ecin përpara dhe në frymë europerëndimore.

fr2

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e Gonxhe Bojaxhiut

Shkup, 19.05.2020 – Sot në një konferencë për mediat, të organizuar nga ana e Institutit …