8 Marsi, ITSHKSH me panel diskutimi për rolin e gruas në shoqëri

Shkup, 8.3.2019 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka shënuar ditën ndërkombëtare të gruas me një panel diskutim ku u fol mbi rolin e gruas në shoqëri. Gra të suksesshme dhe intelektuale që veprojnë në fusha të ndryshme, kanë ndarë me opinionin rrëfimet dhe sfidat e tyre gjatë rrugëtimit të tyre profesional. Ndërkohë, duke folur për rolin e gruas në përgjithësi, panelistet, mes tjerash, theksuan se në shoqërinë tonë shumë pak  flitet për mundësitë e barabarta, dhe shumë pak u jipet hapësirë femrave t’i tregojnë aspiratat dhe dëshirat e tyre. Sipas, Nora Maliqit nga ky institut, edhe pse në vitin 2018 kemi pasur një numër rekord të femrave në parlament, jo çdonjëra prej tyre në mënyrë të denjë ka përfaqësuar të gjithë femrat e tjera që kanë qëndruar pas atyre.

Nora Maliqi, përfaqësuese e ITSHKSH-së:
 “Instituti është interesuar kundrejt kontributit të femrës në shkencë, ne kemi 15 femra të cilat janë hulumtuese, apo bashkëpunëtore shkencore të institutit, kemi disa veprimtari apo libra të botuar nga këto femra dhe ato japin një kahje, një drejtim dhe përkrahje të gjitha femrave të tjera të cilat, mbase nuk kanë kurajon dhe nuk kanë mbështetjen për ta ngritur zërin e tyre kundrejt diskriminimit. Femrat nuk janë të diskriminuara në Maqedoni vetëm nga meshkujt, ne kemi ferma të diskriminuara brenda femrave nga vetë fakti se femra nuk po e merr pozitat e saj në bazë të sistemit të meritokracisë”.

Panelistja Teuta Agai Demjaha, e cila është doktore e shkencave në fushën e shëndetit publik, tha se gruaja shqiptare duhet të ulet në tavolinë dhe të ngrit zërin që ta dëgjojnë të gjithë dhe nuk duhet të dorëzohet, por duhet gjithmonë përkundër sakrificave të ecë përapara. Ajo po ashtu, ka adresuar një problem sa i përket hulumtimeve rreth pozitës së grave në shoqëri, ku tha se nuk ka të dhëna se a janë femrat të pëfaqësuara në mënyrë të duhur në pozitat udhëheqëse dhe nuk bëhen studime serioze për pozitat që i ka apo nuk i ka një grua në shoqëri.

Teuta Agai -Demjaha, paneliste:
“Ne shumë pak flasim, jo vetëm ne di gra por, edhe burrat në këtë shoqëri flasim shumë pak për mundësitë e barabarta që duhet t’i jipen gjithkujt. Kur them gjithkujt, jo gjithmonë femrat është e diskriminuar. Ka momente kur edhe mashkulli është i diskriminuar. Ne për shembull, bëjmë presion shumë më të madh ndaj burrave për të pasur sukses në jetë, për të sjellur para në shtëpi. I themi një djali të vogël që është mashkull mos qaj se s’të ka hije se burrat nuk qajnë. Jo, edhe burrat duhet të qajnë se është e shëndetshme, këtë e thotë edhe mjekësia”.

Ndërkaq, pas përfundimit të panel diskutimit, u bë edhe promovimi i librit “Sentimente dhe dhimbje” të autores Shpresa Purde Memedi, e cila nëpërmjet poezive ka sjellur përjetimet e saj të dhimbshme jetësore.

Teuta Buçi /SHENJA/

Kliko më poshtë për të parë materialin origjinal:

(VIDEO) “8 Marsi” ITSHKSH me panel diskutim për rolin e gruas në shoqëri

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Ambasadori hungarez përgëzoi hapjen e Departamentit për Holokaustin

Shkup, 21 mars 2019 – Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani dhe hulumntuesja shkencore Nora Maliqi, …