15 vjet nga amshimi i Nënës Terezë. Zekolli: Ajo bëri kushtrim për Kosovën

“Para 17 vjetësh, gjatë një vizite që i bëri kryetari i SHBA-ve, Bill Klinton, shqiptares Gonxhe Bojaxhiu, dhe e pyeti se çfarë mund të bëjë për te, ajo pa hezitim i kërkoi: të shpëtosh popullin tim në Kosovë… Dhe, kjo ishte pushka e parë drejt pavarësisë së Kosovës”, deklaroi drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli

nene-tereza1Shkup, 05 shtator 2012 – Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, por qenia e saj e shenjtë ndjehet dhe vepron si e gjallë duke i dhënë porosi botës për ngritjen e zërit për njerëzit nevojtare pa dallim feje dhe kombi. Në 15 vjetorin e amshimit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore organizoi në manifestimin “E lumtura Nënë Terezë…”, duke potencuar se misioni i saj bamirës duhet të jetë frymëzim për të gjithë ne.

“Para 17 vjetësh, gjatë një vizite që i bëri kryetari i SHBA-ve, Bill Klinton, shqiptares Gonxhe Bojaxhiu, dhe e pyeti se çfarë mund të bëjë për te, ajo pa hezitim i kërkoi: të shpëtosh popullin tim në Kosovë… Dhe, kjo ishte pushka e parë drejt pavarësisë së Kosovës”, deklaroi drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli.

“Njerëzit e mëdhenj të kalibrit të Nënës Terezë kanë mundur që nëpërmjet fatit njerëzor që populli shqiptar të bëhet më i njohur sesa që është në kufijtë e tij, prandaj vlerat universale që i ka Nëna Terezë janë të rëndësishme për ardhmërinë e popullit shqiptar”, tha mes tjerash akademik Luan Starova.

“Apeloj që të gjithë ne së bashku jo vetëm të përkujtojmë Nënë Terezën, por në këto çaste të përpiqemi të veprojmë ashtu siç ka mësuar Nënë Tereza”, shtoi më tej zëvendësdrejtori i Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare, Anton Sereçi.

Nga gjaku jam shqiptarë, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës, ishte mesazhi i përjetshëm i Nënës Terezë.  http://www.mtv.com.mk/al/

 

……………………………………………………………………………………………………………………………………..

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …

Lini një Përgjigje