12 gushti i vitit 2012 në Shkup, sikur ai i vitit 1912 !

Nisja e familjarëve të pinjollëve do të bëhet nga Prishtina në orën 12 për të arritur në Shkup në orët e pasdites, ashtu siç arritën kryengritësit e Hasan Prishtinës. Një meshë në gjuhën shqipe për Kolë Bojaxhiun, i cili themeloi korin “Zani i Maleve” për të pritur kryengritësit dhe një iftar madhështor në Çarshinë e vjetër të Shkupit për të gjitha ata që gjatë 100 vjetëve kontribuuan për këtë qytet

doku6curriShkup – Njëjtë sikurse para 100 viteve kryengritësit e udhëhequr nga Hasan Prishtina çliruan Shkupin, pas 100 vjetësh, më 12 gusht do të defilojnë rrugëve të këtij qyteti, familjarët e tyre dhe të atyre që kanë kontribuar gjatë 100 vjetëve për Shkupin. Nisja e familjarëve të pinjollëve do të bëhet nga Prishtina në orën 12 për të arritur në Shkup në orët e pasdites, ashtu siç arritën kryengritësit e Hasan Prishtinës dhe për t’iu bashkangjitur më pas aktiviteteve të tjera që organizohen me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit. Organizator i shënimit të këtij jubile është Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM). Kryetari i kësaj shoqate, Skënder Hasani tregon për “Lajm” të gjitha aktivitetet që do të organizohen në këtë jubile të rëndësishëm për të cilin Ministria e Kulturës së Maqedonisë nuk ndau asnjë cent. Megjithatë janë sponsorët, ata që kanë kontribuar që kjo datë e rëndësishme të shënohet në mënyrë madhështore.

kucamajketerezeAktivitetet nisin në orët e para të mëngjesit me promovimin e pullës postare “Zani i Maleve” nga  Postat e Maqedonisë. Pastaj nën organizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, do të mbahet në gjuhën shqipe mesha për nderim të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, i cili themeloi korrin muzikor “Zani i Maleve“ për të pritur kryengritësit që çliruan Shkupin. Në orët e pasdites do të mbërrijnë në Shkup, pinjollët e familjeve që kanë kontribuar për çlirimin e Shkupit. “Ato vijnë nga Kosova dhe vise të tjera, duke marshuar prej Prishtinës drejtë Shkupit dhe do të defilojnë në  mënyrë madhështore nëpër rrugët e Shkupit.  Më pas në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të shtrohet një iftar masiv dhe në orët e mbrëmjes në afërsi të Kalasë së Shkupit do të mbahet një koncert ku dhe do ti ndahen mirënjohje familjeve të atyre që kanë kontribuar në ndryshimet që janë bërë në 100 vitet e fundit për popullin shqiptar”, sqaroi Hasani.

Mehmet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës thotë për “Lajm” se nga Prishtina do të vijnë përfaqësues të njohur të familjes së Isa Boletinit, Bajram Currit, Azem Bejtës, Ukshin Kovaçicës, Ahmet Delisë, Adem Jasharit, Idriz Seferit, etj, etj. “Do të vijnë pinjollët e familjeve që kanë dhënë kontribut nga viti 1912 e deri më sot. Do të nisemi nga Prishtina rreth orës 12 dhe organizimi do të përcillet me rrugëtim për t’iu bashkangjitur aktiviteteve që bëhen në Shkup”, thotë ai.

skenderiNdërkaq, simpoziumi shkencor do të mbahet më 12, 13 dhe 14 tetor për nder të figurës së Hasan Prishtinës  që është simbol i kryengritjes së përgjithshme. Më 14 tetor u mbajt Kuvendi i Shkupit ku merret vendimi që nga kërkesa për autonominë e deriatëhershme të kalohet në atë për pavarësi. “Ky do të jetë manifestimi kryesor dhe më madhështor që përfshin Kosovën dhe Maqedonisë. Janë paraqitur me kumtesa të gjitha institucionet shkencore të Tiranës, Prishtinës,  Shkupit. Po ashtu ka edhe përfaqësues të  Sofjes, Sllovenisë, Austrisë e Gjermanisë”, sqaron Hasani.

Në këtë datë do të vendoset në qendër të Shkupit në udhëkryqin tek Qendra Tregtare “Mavrovka”, përballë gjykatave të Maqedonisë edhe Shtatorja e Isa Boletinit. Mehmet Prishtina thotë se përgatitjet rreth shtatores  janë duke u finalizuar. “Shtatorja është punuar dhe është dërguar për tu derdh në bronz. Kjo do të jetë gati para 14 tetorit. Të gjitha zhvillimet rreth kostos së shtatores janë mbyllur dhe me kohë ajo do të jetë gati”, thotë Prishtina. /lajm/

……………………………………………………………………………………………………………………………………..

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …

Lini një Përgjigje