-
Firmoset Marrëveshja kolektive në ITSHKSH
Sot, në 28 nëntor, në këtë ditë të madhe për historinë kombëtare të shqiptarëve, drejtori i Institutit të-Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Skender Asani dhe Sefer Tahiri, kryetar i Sindikatës së Institutit të Mëvetësishëm Shkencor Publik- ITSHKSH vunë firmat e tyre në Marrëveshjen kolektive mes Sindikatës, drejtorisë së ITSHKSH-së
-
Alfabeti dhe Uilsoni, modele orientuese për Institutin dhe shqiptarët
Shkup, 22.11.2019 - Sot u kurorëzua suksesshëm manifestimi disaditor kulturor dhe shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”, kushtuar 111-vjetrorit të Kongresit të Manastirit, dhe 12-të vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Me këtë rast, u bë hapja e ekspozitës së përhershme
-
ITSHKSH-Shkup formon qendra rajonale të trashëgimisë kulturore
Shkup, nëntor 2019 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, ka marrë vendim për zgjerimin e kapaciteteve të veta strukturore edhe nëpër qytetet tjera, me qëllim të vjeljes, studimit dhe prezantimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Këshilli i Institutit, konform normave statutare, në mbledhjen e mbajtur
-
Kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e vizitoi ITSHKSH-në
Shkup, 21.11.2019 - Sot për vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishin kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad.Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga albanologët e shquar Gjovalin Shkurtaj e Shaban Sinani, për të na uruar Ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 12-të të
-
Në Manastir, akademi shkencore për 111-vjetorin e Alfabetit Shqip
Manastir, 20.11.2019 - Me një akademi shkencore, sot në Manastir vazhduan "Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe".
Drejtori i ITSHKSH-Shkup, Skender Asani, tha se identiteti shqiptar, si askund më shumë, bashkohet në alfabetin e gjuhës shqipes, dhe s’do mend që ky tharm i identitetit tonë u prodhua pikërisht këto ditë para
-
Xhevat Lloshi solli veprën monumentale kushtuar Gjergj Qiriazit
Shkup, 19.11.2019 - Manifestimi kulturor - shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”, nën organizimin e ITSHKSH-Shkup, dhe me mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, sot e vazhdoi aktivitetin e pestë me radhë, për nderë të festës së shkronjave.
Familja e shquar rilindëse e Qiriazëve të Manastirit,
-
Promovohet veprimtaria shkencore e albanologut Remzi Nesimi
Shkup, 18.11.2019 - Manifestimi kulturor - shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”, nën organizimin e ITSHKSH-Shkup, dhe me mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, vazhdoi me aktivitetet e njëpasnjëshme, për nderë të festës së shkronjave shqipe.
Programi i sotëm iu dedikua një figure të shquar të
-
Reagim kundër vandalizimit të historisë shqiptare
R e a g i m
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, reagon ashpër dhe e dënon vandalizimin e trenit përkujtimor në projektin e nisur Qendra Përkujtimore "Bllacë 1999".
Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin
-
Promovohen librat e Vlado Popovskit, një qasje ndryshe historiografike
Shkup, 16.11.2019 – Sot në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, i mbështetur nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, u bë promovimi i librave të reja të autorit Vllado Popovski. Bëhet fjalë për botimet: “Lëvizja
-
“Biseda me Omer Kaleshin” e Luan Starovës, promovohet në shqip
Shkup, 15.11.2019 - Manifestimi kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”, nën organizimin e ITSHKSH dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga Manastiri ku filloi dje, sot vazhdoi në Shkup – pikërisht në sallën “Wilson” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Kjo ditë iu kushtua njërit nga
-
Nga Manastiri i Qiriazëve, nisën "Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe"
Manastir, 14.11.2019 - Sot nga Manastiri nisi aktiviteti i parë në kuadër të manifestimit disaditor me karakter kulturor-shkencor "Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe".
Drejtori i ITSHKSH-së, dr. Skender Asani, si koordinator i aktiviteteve që organizohen nga Instituti dhe nën kujdesin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi rëndësinë
-
U zhvillua projekti "Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media"
Shkup, 11-12 nëntor 2019 – Dy ditë me radhë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u zhvillua projekti "Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media", i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti nisi me hapjen e studios
-
Koordinatori amerikan i programeve Alumni, vizitoi Institutin
Shkup, 12.11.2019 – Sot Institutin tonë e vizitoi një delegacion nga SHBA-ja, i prirë nga koordinatori i programeve Alumni pranë Departamentit të Shtetit Amerikan, Matthew Bikoff. Ai u interesua rreth aktiviteteve të ITSHKSH-së dhe në veçanti rreth funksionimit të Departamentit për Edukimin dhe Studimin e Holokaustit. Me këtë rast, ai
-
Kryetari Pendarovski në përkujtimin e “Natës së Kristaltë”
Shkup, 9.11.2019 – Me praninë e kryetarit Pendarovski, ministrit Ademi, ambasadorë, drejtorë, deputetë, krerë fetarë dhe personalitete tjera të shquara të jetës publike, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, shëno përvjetorin Natës së Kristaltë, kur 81 vjet më parë në Gjermani filloi dhuna antisemite.
Kryetari i Republikës
-
Seminari ndërkombëtar "Figura e tjetrit në kulturën ballkanike"
Shkup, 26.10.2019 - Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, filloi edicioni i dytë i Seminarit Ndërkombëtar të Ballkanologjisë me temë "FIGURA Е TJETRIT NË KULTURËN BALLKANIKE", në të cilën me punimet e tyre shkencore u prezantuan studiues nga vendi dhe Ballkani. Në ditën e parë, me prurjen
-
Programi i Seminarit të Ballkanologjisë II
Edicioni i dytë i Seminarit Ndërkombëtar të Ballkanologjisë:
"FIGURA Е TJETRIT NË KULTURËN BALLKANIKE"
26-27 tetor 2019, ITSHKSH -Shkup
Këshilli organizues:
Dr. Skender ASANI
Dr. Sefer TAHIRI
Dr. Zeqirija Ibrahimi
Dr. Sevdail DEMIRI
Dr. Izaim MURTEZANI
Mr. Nora MALIQI ZYLALI
Mr. Isamet BAKIU
E-mail:
kontakt@itsh.edu.mk
Tel. +389(0)23215381
PROGRAMI I SEMINARIT
26 tetor, 2019, e shtunë, ora 10.00
Vendi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-
-
Lasgush Poradeci në 120 vjetorin e lindjes – konferencë në Korçë
Korçë, 25.10.2109 - Poeti lirik nga më rrallët në mbarë hapësirën shqiptare, Lasgush Poradeci, u përkujtua në 120 vjetorin e lindjes së tij, me një konferencë shkencore kombëtare në Universitetin ‘Fan.S.Noli’ të Korçës.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ishte njëri nga bashkorganizatorët e kësaj konference, ku
-
Marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe
Shkup, 24.10.2019 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së Paku 20% e Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga drejtori Ylber Sela. Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit
-
Ministri Ademi promovoi investimet dhe risitë më të fundit në ITSHKSH
Shkup, 18.10.2019 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani, i promovoi arritjet më të fundit të këtij institucioni shkencor.
Ministri Ademi theksoi se veçmas gjatë këtyre dy viteve
-
Çmimi Nobël për Handke është cinizmi më i madh kundrejt historisë më të re shqiptare
Reagim i ITSHKSH–Shkup
Shkup, 11.10.2019 - Këto ditë, kur u bë publik lajmi se fitues i sivjetëm i çmimit Nobël për letërsi është austriaku Peter Handke, një njeri i njohur si mbështetës i politikave fashiste të Sllobodan Millosheviqit kundrejt shqiptarëve, ky është njëherazi edhe lajmi më i keq për degradimin e
-
Preshevarët mirëpresin botimin e ITSHKSH-së për shqiptarësinë e Luginës
Preshevë, 5.10.2019 – Në sallën e mbushur përplot me dashamirë të librit dhe kulturës shqiptare, në Bibliotekën komunale të Preshevës, sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, e promovoi librin “Shqiptarësia e Luginës së Preshevës ndër shekuj”, të autorit dr.Ilir Zylfiu.
Me këtë rast, drejtori i Institutit,
-
ITSHKSH ndër katër institucionet që nënshkruajnë marrëveshje në Zvicër
Sot në Lucern të Zvicrës është nënshkruar memorandum bashkë-punimi ndërmjet Institutit të
Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të përfaqësuar nga drejtori, dr.Skender Asani, Arkivit Shtetëror të Kantonit të Lucernit – të përfaqësuar nga drejtori, dr.Jürg Schmutz, Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë – Shkup, të përfaqësuar nga drejtori, Arjan
-
Akreditohet programi i magjistraturës: Kulturologjia
Shkup, 17.09.2019 - Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka marrë pëlqimin nga Këshilli i Akreditimit dhe Evoluimit të Arsimit Sipëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për akreditimin e programit studimor të magjistraturës: Kulturologjia. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit, Skender Asani,
-
U përmbyll “Java kulturore shqiptare në Amerikë”
Mbrëmë (15.09.2019) Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve e vazhdoi “Javën kulturore shqiptare në Amerikë”, e cila është organizuar në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e tragjedisë së 11 Shtatorit.
Dita filloi me meshën e organizuar në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju-Jork, e cila u organizua për
-
New Jersey, tribunë mbi trashëgiminë shqiptare në Maqedoni
New Jersey - Gjatë realizimit të projektit “Java Kulturore Shqiptare në Amerikë”, dje (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën
e Femrave Shqiptaro-Amerikane “Marigona” në New Jersey e organizoi panelin “Trashëgimia kulturore shqiptare në Maqedoni”.
Me këtë rast para një auditori të zgjedhur
-
Debat mbi rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit kombëtar
Staten Island - Gjatë “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, mbrëmë (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Islame-Shqiptare në Staten Island, pikërisht në selinë e kësaj qendre në Nju-Jork, e organizoi debatin “Roli i Islamit në mbrojtjen e identitetit kombëtar”, duke e promovuar
-
Në Nju-Jork u hap ekspozita “Rrugës së të drejtëve”
Me rastin e 11 Shtatorit, duke i kujtuar viktimat e ngjarjes tragjike, mbrëmë në Qendrën Kulturore të Maqedonisë së Veriut në New York u hap ekspozita dokumentare “Rrugës së të drejtëve” (storje të Holokaustit nga Maqedonia dhe Shqipëria, përmes jetës së të mbijetuarve dhe të drejtëve), e cila është realizuar
-
Në Kalanë e Tiranës, ekspozita: “Zemër Shqiptare - Shën Tereza na bashkon”
Tiranë, 5.9.2019 - Me rastin e 22 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënës Terezë, duke përkuar dhe me 5 shtatorin, Ditën e Shenjtërimit të saj, në Kalanë e Tiranës u hap ekspozita: “Zemër Shqiptare - Shën Tereza na bashkon”.
Ky projekt erdhi në bashkëpunim mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e
-
Ministri Ismaili, në promovimin e veprës mbi Kolë Bojaxhiun
Shkup, 5.9.2019 - Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, qëndroi ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, i cili u prit nga drejtori i këtij instituti, Skender Asani.
Ministri Ismaili dhe drejtori Asani biseduan për zhvillimin e projekteve të Institutit, të cilat janë
-
Institucionalizohet Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë
Shkup, 5.9.2019 - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e trevjetorit të shenjtërimit, sot mori pjesë në institucionalizimin e themelimit të Departamentit të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, i cili do të funksionojë në kuadër të Sektorit të